Nuk miraton ndryshimin e traktatit? Nuk ta jap dorën (FOTO)
Share
Ky është momenti kur Nikola Sarkozi demonstron ekzakt atë që mendon realisht për veton e Dejvid Kameron ndaj ndryshimit të traktatit të BE. Pas një nate të lodhshme në Bruksel, kryeministri britanik Kameron afrohet drejt presidentit francez, me dorën e shtrirë, gati për ta shtrënguar. Por Sarkozi jo vetëm që refuzon të shtrëngojë duart, por bën një shmangie dhe niset për të përshëndetur dikë tjetër. Kameron e kalon këtë moment duke e prekur pak në shpatull Sarkozinë.



