FOTO LAJM/ Flamujt e PD-së pushtojnë transportin publik
Ky është një nga autobusët e linjës Tiranë- Kamëz, i dekoruar me një flamur të Partisë Demokratike.
Në fakt të gjithë autobusët e kësaj linje, në pronësi të kompanisë Shpresa Al, kanë vendosur flamujt blu në krah të shoferit.
Pasagjerët, që udhëtojnë me këtë linjë, ankohen për një gjë të tillë, por përdorimi i flamurit të Partisë Demokratike, sidomos në këtë periudhë, është një licencë për të fituar më shumë se një licencë.
Ndërkohë opozita është angazhuar që do të rishohë angazhimin e këtyre kompanive në fushatën elektorale, duke riparë licencat e tyre.
Një nga emrat konkret të denoncuar nga opozita ka qenë ai i kompanisë Belle Air.
