E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet greku që plagosi 27 punëtorët emigrantë

Policia greke ka arrestuar sot pronarin e fermës i cili ka shtënë të mërkurën me armë zjarri në punëtorët e tij emigrant, duke plagosur 27 prej tyre.

Incidenti ka ndodhur të mërkurën, pasi rreth 200 punëtorët e fermës, kryesisht emigrant nga Bangladeshi, kërkuan pagat e tyre të papaguara prej 6 muajsh.

Qeveria greke ka premtuar dënim të “shpejt dhe shembullor” të fermerit grek i cili u kap afro 300 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Greqia kritikohet për një kohë të gjatë për trajtimin që u bënë punëtorëve sezonal emigrant.
Ndjenja anti-emigrant është në rritje në këtë shtet./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›