E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emiratet Arabe arrestojnë 7 “terroristë”

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arrestuar shtatë persona, të dyshuar për lidhje me rrjetin terrorist të Al Kaidës.

Mediat lokale raportojnë se të arrestuarit u përkasin nacionaliteteve të ndryshme arabe.

Sipas burimeve të njëjta, ata kanë planifikuar akte, që do të dëmtonin sigurinë në shtet, qytetarët e tij dhe shtetasit e huaj.
Bëhet e ditur se të shtatë të arrestuarit do të merren në pyetje dhe do të gjykohen./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›