E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pershendet KE per vizat

Kryeministri Sali Berisha u perqendrua tek ceshtja e heqjes se vizave ne komunikimin publik gjate mbledhjes se qeverise.UPDATE

Pasi Komisioni Europian vleresoi se Shqiperia i ka permbushur kushtet per liberalizimin e vizave pothuajse 120 kryeministri Berisha i kerkoi anetareve te qeverise te marrin raportin e Komisionit Europia si baze pune per konsolidimin e metejshem te standarteve europiane.

Per ne ka nje rendesi shume te madhe qe ky raport te pershtatet si nje program konstant pune ne menyre qe arritjet reale te padiskutueshme te shenuara ne perpjekjen tone per te merituar heqjen e vizave te konsolidohen dhe te avancohen sepse kjo perben pa diskutim nje arritje historike per qytetaret shqiptare. Kjo shenon arritjen me te madhe ne drejtim te lirive te levizjes ne tere historine e tyre por nga ana tjeter perben dhe nje konsolidim te perpjekjes sone per ta bere kete vend me te sigurte per ta bere kete vend me te lire nje konsolidim te perpjekjes sone ne luften kunder krimit te organizuar kunder korrupsionit. u shpreh Berisha.

Kryeministri Berisha u shpreh i vecanerisht i kenaqur per aplikimin masiv te qytetareve shqiptare me pasaporta biometrike mbi 1 milion te cilet pas heqjes se vizave do te kene te drejte te levizin te lire ne zonen shengen brenda nje periudhe 90 ditore ne harkun kohor te nje viti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›