Zbulohet Tartari tek Ekspozita

Partia Socialiste ka denoncuar ish-ministrin e Ekonomise Genc Ruli se shitja e tokes shteterore te ish-ekspozita Shqiperia Sot eshte bere per te favorizuar kompanine Vision Construction me pronar Arjan Tartarin partnerin e deputetes demokrate Albana Vokshi.
Deputeti socialist Eduard Shalsi publikoi nje parakontrate mes pronareve te nje pjese te truallit tek ish-ekspozita Shqiperia Sot dhe Arjan Tartarit si aksioner i kompanise lsquoVision Construction ne te cilen ky i fundit merrte persiper procesin e privatizimit edhe te tokes shteterore ne kembim te truallit per ndertim.
Eshte nje kontrate e lidhur mes pronareve te nje pjese te truallit dhe Arjan Tartarit. Ky person eshte sipermarresi qe ka marre persiper sipas kesaj kontrate qe ne emer te pronareve te truallit te kryeje veprimet administrative per privatizimin tha Shalsi.
Parakontrata mes zoti Tartarit dhe ish pronareve sipas deputetit socialist eshte nenshkruar qe ne mars te viti 2008 pak kohe me pare se Ministria e Ekonomise te drejtuar nga Genc Ruli te niste procesin privatizimit duke prishur ne menyre te njeanshme kontratat me subjektet qiramarrese ne ambientet e ish-ekspozites. Privatizimi u drejtua nga Mimoza Vokshi drejtoreshe ne Ministrine e Ekonomise dhe njekohesisht motra e deputetes Albana Vokshi.
Nga ky koment Tartari dhe Rahman Selmanllari do te drejtojne te gjitha hapat e privatizimit do te jene keta njerez qe do te diktojne prishjen e kontratave dhe do te vene nje pushtet te tere ne sherbim te interesave te tyre. Do te diktojne edhe cmimin e truallit qe do ta blejne po vete tha Shalsi.
Sipas Partise Socialiste kjo kontrate paraprake mes partnerit te deputetes Albana Vokshi dhe ku si ortak i kompanise se tij lsquoVision Construction figuron edhe emri i Rrahman Selmanllari i njohur sipas opozites si i mik i ngushte i djalit te kryeministrit Berisha eshte fakt flagrant qe deshmon kapjen e shtetit per interesa perfitimi personale.
Ky nuk eshte nje proces per te ndihmur pronaret por kjo eshte nje afere per te pasuruar pushtetaret tha Shalsi..