E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi Drejtesia te mos qendroje spektatore

Presidenti i Republikes Bamir Topi i ka kerkuar sistemit gjyqesor ne Shqiperi te mos rrije spektator per akuzat e korrupsionit nga te dyja kahet politike. UPDATE

Per numrin nje te shtetit shqiptar perderisa keto akuza jane bere publike atehere gjyqesori duhet ta informoje qytetaret per vertetesine e ketyre akuzave.

Sistemi i drejtesise duhet te jete me i vemendshem duhet te jete me i kujdesshem duhet te jete me profesional duhet te demonstroje me shume protagonizem ne momentin kur akuzat shfaqen sheshit kur akuzat pa i paragjykuar jepen ne menyre te ndersjelle ne publik dhe publiku me te drejte kerkon te jete jo vetem i informuar por kerkon te dije se ku eshte drejtesia. Kjo nuk do te thote qe nga kjo tavoline une deshiroj ti mesoj rrugen sistemit te drejtesise por sistemi i drejtesise nuk mund te rrije si spektator dhe ketu e kam fjalen per te gjitha hallkat e sistemit te drejtesise. Ndoshta akuzat jane politike ndoshta akuzat reciprokisht mund te jene dhe te pabazuara ndoshta akuzat mund te kene dhe argumente dhe kete nuk e kam thjesht per protagonistet kryesore. E kam per situaten ne pergjithesi e kam per cilindo qe duhet te kuptoje se garancia per sistemin demokratik ne Shqiperi si kudo eshte sistemi i drejtesise eshte konsolidimi i shtetit ligjor eshte permbushja me shume seriozitet i detyres nga gjithsecili nga i pari tek i fundit nga me i kualifikuari deri tek me pak i kualifikuari u shpreh Topi.

Presidenti ka shtuar tonet e ashpra ndaj drejtesise duke permendur faktin se i adreson me qindra dhe mijra letra per vendime gjyqesore te padrejta sidomos ne ceshtjen e pronave.

Sigurisht qe flas ne emer te ketij sistemi me cilesine e Kryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise por flas edhe ne emrin e qytetarit i cili sikurse thashe dergon qindra dhe mijera letra ne zyren e Presidentit. Flas me zerin e qytetarit te cilin e kam kontaktuar drejtperdrejt prek shqetesimin e tyre qe fillon nga hallet me te rendomta e deri tek hallet me te forta. Jane te panumerta ankesat per ceshtjen e pronave te panumerta. Nuk vijne me letra anonime. Vijne me ze te drejtperdrejte. Nuk ankohen per dhenien e drejtesise sepse te gjithe duhet te jene te bindur qe drejtesia kur flet te tjeret duhet te heshtin nuk duhet te flasin por ankohen per abuzime qe ndodhin gjate procesit per mungesen e transparences per probleme qe edhe ju i dini shume mire. Keshtu qe ne e kemi te domosdoshme qe te bejme vleresimin theksoi Topi.

Presidenti shqiptar deklaroi se te gjitha ankesat do te verifikohen ne cdo gjykate shqiptare. Verifimi do te nise nga Gjykata e Elbasanit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›