Berisha përshëndet kongresin e PPE-së
Në fjalën e tij, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike dhe ekonomike në Shqipëri, 19 vjet pas shembjes së diktaturës komuniste.Duke folur për 8 dhjetorin, ditën simbol të rënies së perdes së hekurt në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se në një manifestim madhështor në sheshin “Skënderbej” festuan mbi gjysmë milion qytetarë, festuan të gjithë ata që kanë vuajtur nga ngritja e Murit të Berlinit dhe që kanë gëzuar lirinë, shpresën dhe besimin për të ardhmen nga rrëzimi i këtij Muri, në këtë datë të shënuar.
Kryeministri u shpreh se viti 2009 ishte një vit i mbarë, plot me ngjarje të rëndësishme për shqiptarët “Shqipëria iu bashkua NATO-s. Në qershor të këtij viti ne zhvilluam zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan nga të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë dhe watchdog-et, si më të mirat në historinë e vendit. Këto zgjedhje nuk patën manipulime të rezultatit dhe as numërim të parregullt, ishin zgjedhje në të cilat çdo votë u numërua, fotografua, si dhe u shfaq madje edhe në ekranet e qytetit dhe të komisioneve të numërimit”.
Më pas, kryeministri, vijoi “Lideri i opozitës nuk festoi, ai që përkrah bojkotin për shkak të lidhjeve të tij familjare, duke dëshmuar kështu se rrëzimin e Murit të Berlinit e përjeton si një tragjedi familjare e politike të tij dhe të grupit që përfaqëson.
”Duke i vlerësuar zgjedhjet si mundësinë më të mirë për të ecur përpara me projektin ëndërr të shqiptarëve integrimin në BE, kryeministri u shpreh se qeveria shqiptare po vazhdon me procesin e reformave të thella dhe të gjithanshme, si dhe me luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit “Ne jemi të vendosur të qëndrojmë dhe të vazhdojmë luftën kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër mafias. Zero tolerancë ndaj tyre. Kjo është motoja jonë.”
Më tej, kryeministri Berisha bëri një paraqitje të situatës ekonomike në Shqipëri, e cila ia doli më së miri ti bënte ballë krizës së ekonomisë botërore, duke shënuar një rritje prej 5 %, rritje të investimeve të huaja prej 59 %, të turizmit prej 36 % etj.