E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, prapë me letra kundër vizave

Me mbylljen e negociatave ndërkombëtare, Edi Rama s’heq dorë nga përpjekja për t’i dënuar shqiptarët. Dje ai u ka nisur prapë letër ndërkombëtarëve, duke u kërkuar atyre, që shqiptarët të mos lejohen të lëvizin të lirë, derisa të merret parasysh teka e tij për hapjen e kutive

Ajo që është parashikuar në vijimësi, tashmë mund të thuhet me plot bindje se është reale dhe se askush nuk vuan nga problemet me dëgjimin. Edi Rama ka nisur një tjetër inkursion kundër aspiratave të integrimit të shqiptarëve, duke i kërkuar zyrtarisht Parlamenti Evropian, përmes një letre të nisur nga Tirana, se më emergjente është çështja e kutive të votimit dhe jo liberalizimi i vizave.
Letra që i është përcjellë kancelarive perëndimore, për të ndërprerë objektivat e integrimit dhe rinisjen e kalvarit të kutive të votimit, çështje kjo që është injoruar, dhe i është bërë thirrje opozitës të ndjekë hapat ligjorë, përbën aktin më të paprecedentë të hipokrizisë politike që një lider i forcës së dytë më të madhe në vend, mbi interesat e kombit vë ato personale.
Kësisoj, kryetari i socialistëve ka filluar një front të ri lufte me synim bllokimin e perspektivës së integrimit të shqiptarëve, teksa në një kohë kur perëndimi po mendon liberalizimin e vizave, ai dërgon trakte nëpër institucionet e Bashkimit Evropian, ku kërkon vëmendje mbi situatën politike në Shqipëri dhe se nuk janë përmbushur ende kushtet e ndërkombëtarëve, duke iu referuar ngërçit politik. Duke përdorur si epilog, refrenin fatkeq të kutive të votimit, ylberisti që vepron sipas këshillave të hollësishme të Dash Pezës, ka përsëritur dje atë që e bën shpesh herë, shpërndarjen e trakteve pikërisht në ato institucione, ku në të vërtetë se kanë fort qejf. Blofet e njëpasnjëshme dhe të pakontrolluara e kanë kthyer Edvinin në një të paedukuar politikisht, i cili s’di se çfarë roli dhe angazhimi ka mbi supe, përveç tjerrjes së mashtrimeve dhe servirjen shqiptarëve të dokrrave manipuluese.
Kryeprodhuesi i gafave në politikën shqiptare, është bërë po aq qesharak dhe në sytë e politikës së Bashkimit Evropian, të cilët tashmë i ka zënë një tjetër hall teksa, nuk po gjejnë segmentin e duhur për ta përcjellë jashtë linjës institucionale të politikës.
Në këto kushte, tmerri i politikës së mbrapshtë është zhvendos nga Tirana për në Bruksel, por nëse në kryeqytetin shqiptar operonte përmes rrugës, në kryeqytetin e BE-së po lëshon trakte kërcënuese, për plotësimin e dëshirave të tij, pasi në të kundërt s’mund të ketë liberalizim vizash dhe anëtarësim në Union.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›