E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, Fyle:Shqipëria shumëshpejt pa viza

STAMBOLL- Komisioneri për zgjerim, Stefan Fyle i gjatë Samitit të SEECP-it që mbahet sot në Stamboll të Turqisë, ku marrin pjesë ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ka folur edhe për Shqipërinë.

Pas rezolutës shpresëdhënëse të miratuar në Parlamentin Europian vijnë edhe deklaratat e Fyle, sipas të cilit, “Shqipërisë do ti hiqen vizat shumë shpejt”.

Komisioneri Fyle deklaroi nga Stambolli se progresi i madh që Shqipëria ka bërë shtyp PE të heqë regjimin e vizave me këtë vend të Ballkanit.

Në këtë samit marrin pjesë edhe presidenti i Shqipërisë Bamir Topi si dhe zv.kryeministri njëherësh edhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›