Berisha, perurime dhe fushate

Ne pranine e kandidateve per deputete te Vlores, zoti Berisha beri proven e pare te ndezjes se aparaturave te termocentralit ne gjirin e Vlores, me vlere 122 milione euro, inaugurimi i plote i te cilit do te behet ne shtator.
“Kemi sjelle nje teknologji qe garanton standarte dy here me te larta se ato te BE. Pas ketij tec-i do behet tec-i tjeter ne Durres. Qeveria nuk mund te rrije e kercenuar nga energjia. Synimi yne eshte furnizimi me 24 ore energji elektrike”, ka deklaruar Berisha.
Pasi deklaroi edhe ngritjen e nje termocentrali ne Durres, me shenja te dukshme elektorale, zoti Berisha inauguroi ne Dhermi rrugen e Bregut, 78 kilometra te gjate qe e lidh ate me Saranden dhe beri dy premtime te tjera.
“Brenda 2010-es do bej cdo rruge te ketyre fshatrave, nga Orikumi deri ne Sarande. Brenda 2010-es do perfundoje edhe furnizimi me uje 24 ore ne 24”, ka premtuar Berisha.
Ndersa ne fier, kryeministri inauguroi rrugen hyrese te qytetit, nje investim prej 285 milione leke, duke paralajmeruar edhe nisjen e nje investimi te ri ne infrastrukture.
“Se shpejti fillon bajpasi dhe perjashtohet i gjithe trafiku. Ky eshte nje realitet i kesaj Shqiperie qe po ndryshon”, eshte shprehur Berisha.