Fushata, Berisha: Votoni si në 22 Marsin e 1992
Nga Kavaja, qyteti që i ka dhënë mandatin e deputetit në cdo garë, kreu i PD Berisha ftoi qytetarët të përsërisin fitoren e 22 marsit të 92. Berisha premtoi vende pune, rritjen e pagesës së pensioneve, mbështetje për fermerët.
KAVAJË- Nga Kavaja, vendi që i jep prej vitesh mandatin e deputetit kreu demokrat Sali Berisha kërkoi votat për të arritur sic tha ai të njëjtën fitore me atë të vitit 1992. 28 qershori tha Berisha do të jetë dita e bashkimit të madh të shqiptarëve drejt idealit të tyre europian. nga ai që e quajti sheshi i fitores dhe idealit europian Berisha bëri thirrje për të realizuar të njëjtin bashkim si të 22 marsit.
“Këtu në këtë shesh flaka e lirisë nuk shua kurrë, ndaj dhe ne shkojmë në 28 qershor drejt fitores më të madhe në historinë tonë. Nga ky shesh le ti bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të bashkohemi me 28 qershor sic u bashkuam me 22 mars. Shqiptarët pavarësisht nga bindjet politike duhet të bashkohen sepse të përbashkët kanë ëndrrën europiane, të përbashkët kanë Kavajën europiane, Shqipërinë europiane”- theksoi kreu i PD-së Berisha.
kreu demokrat garantoi gjithashtu nga Kavaja, fermerët për barazim të pensioneve me atë të qytetit për subvencionimin e naftës dhe të imputeve për sipërfaqe të mbjella.
“4 vitet do të krijojmë 160 mijë vende pune, do të rrisim pagat e pensionet më shumë se në 6 vende anëtare të Bashkimit Europian, do ecin në rrugë më të reja më moderne, do kenë ujë 24 orë të garantuar. Fermerët e Kavajës dhe të gjithë Shqipërisë i garantojë për barazinë e pensioneve me qytetin, për subvencionin e naftës dhe imputeve, për financimin e cdo projekti për rritjen dhe përpunimin e prodhimeve bujqësore”- tha Berisha.
Ashtu si në cdo shesh tjetër dhe në Kavajë Berisha ftoi qytetarët të votojnë numrin 10-të më 28 qershor. “Më 28 qershor kavajasit të votojnë 10-tën, 10-ta është Shqipëria blu, 10-të është Partia Demokratike, 10-ta është Europa blu që mezi ju pret ju qytetarët e Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë për të lëvizur pa viza dhe të lirë në mbarë Europën. Me 26 qershor të gjithë sa jeni këtu të vini në sheshin “Skënderbej” në Tiranë të festojmë fitoren e madhe të 22 marsit të ri”- tha Berisha. (a.r/news24/balkanweb)