E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha, përurime në energjetikë

Rehabilitimi i dy nënstacioneve të tensionit të lartë nga Operatori i Sistemit të Transmetimit është për Kryeministrin Sali Berisha një fakt sesi Qeveria e tij i shndërron premtimet në vepra.Sipas Kryeministrit me investimet rreth 750 milionë euro ne sistemin energjetik shqiptar, Shqipëria është ndarë në këto 8 vjet nga epoka primitive e mungesës së energjisë dhe dënimit kolektiv te qytetareve edhe pse aktualisht vendi mbulon me prodhimin e brendshëm më pak se 2/3-at e nevojave.

“Çka do të thotë se Qeveria nga buxheti për të mos ndërprerë energjinë elektrike financoi sipërmarrjet energjetike me qindra milionë dollarë dhe shpallem parimin se çmimi me i lartë i energjisë është mungesa e saj”, tha Berisha, transmeton TCH.

Kryeministri vuri ne dukje se gjate qeverisjes se tij, vendi rinisi pas 30 vjetësh ndërtimin e hidrocentraleve nëpërmjet koncesioneve, si rruga më e mirë për zhvillimin e vendit. Dhe këtë zhvillim, siç tha ai, nuk mund ta ndërpresë alternativa kërcënuese e Partisë Socialiste me ngritjen e zyrës për rishikimin e koncesioneve./Indeksonline./ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›