Në Han të Elezit hedhja e cigares në tokë gjobitet 5 euro

Komuna e Hanit të Elezit, që udhëhiqet nga Refki Suma, i cili nuk i përket asnjë partie politike, nxjerr vendime unike në Kosovë për të mirën e qytetarëve dhe qytetit, transmeton KTV.
Ai, nëpërmjet një udhëzimi administrativ përcakton dënimet për secilin qytetar që shkakton ndotjen e ambientit. Në udhëzim janë paraqitur të gjitha ndalesat dhe ndëshkimet në vlerë parash, me të cilat mund të dënohet secili qytetar për thyerje të rregullave. Vetëm për hedhjen e cigares në tokë dënimi është pesë euro.
Kryetari i Komunës, Refki Suma, thotë se kjo është bërë për arsye të vetëdijesimit të qytetarëve dhe jo për përfitime komunale. Ai thekson se deri diku po zbatohet ky udhëzim, por jo në masën e dëshiruar pasi që përmendi edhe mungesën e inspektorëve të terrenit./Indeksonline./