E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha peruron rruget Investimet e qeverise nuk do te ndalen

Kryeministri Sali Berisha ka përuruar sot dy segmente rrugore në Komunën e Farkës dhe të Dajtit, një investim ky prej 157 milionë lekë dhe me një gjatësi 6.5 km, të cilat do të lidhin këto komuna me qendrën dhe do t’u shërbejnë 20 mijë qytetarëve. Në fjalën e tij kryeministri siguroi qytetarët se investimet në këto zona nuk do të ndalen, për të gjitha shqetësimet që kryetarët e komunave kanë bërë prezente tek qeveria.
“Jemi të vetëdijshëm se keni nevojë për shkolla të reja, për infrastrukturë. Garantojmë se do ndërtojmë çdo rrugë, njësoj si çdo lagje e kryeqytetit”- u shpreh kryeministri i cili informoi se gjatë këtyre viteve në Tiranë janë ndërtuar 950 km rrugë dhe garantoi se do asfaltojë çdo km rrugë ku banojnë banorët.
“Vendosmëria jon për infrastrukurë moderne është faktuar para shqiptarëve, pasi në këto vite kemi ndërtuar mbi 10 mijë km rrugë. Së shpejti hapen edhe 500 km të tjera, janë në ndërtim e sipër mbi 1500 km. Kjo ishte trashëgimia jonë. Në vitin 2005, kur ne erdhëm në pushtet ishin 2430 km rrugë të asfaltuar. Kur dilet në periferi të Tiranës, nuk të kapnin sytë asfalt, c'ishte më e keqja se zona të njohura të vendit ishin të dënuara, pasi konsideroheshin zonat e asgjësë”- informoi shefi i qeverisë i cili shtoi më tej se: “Politika jonë është krejt tjetër, insfrastrukturë kudo, nuk braktisim, nuk i kthemë shpinën asnjë lagjeje të vetme. Besojmë se Shqipëria është pasur dhe përallore e duhet të shndërrohen në vlera. Kushti themelor është infrsatruktura rrugore.
“Është faktura se çdo dollar i investuar në rrugë, kthen më shpejt në 4.6 deri 5 herë vlerën e investimit, sepse rruga është kursim i madh në transport, korridor i energjisë së tregut, që prodhimet të dalin në treg, që biznesi të lulëzojë. Ndaj jemi të përqendruar për një infrastrukturë moderne”-vijoi më tej Berisha.
Duke iu referuar raporti të Komisionit Europian mbi investime në Shqipëri berisha theksoi se KE do të deklaronte se Shqipëria do thoshte se Shqipëria ka ndërtuar më shumë autostrada e superstrada më shumë se i gjithë rajoni, i marrë së bashku, të cilat u ndërtuan duke mbajtur borxhin në nivel të palëvizshëm, duke luftuar korrupsionin, duke bërë që ekonomia shqiptare të mos zhytet në krizë, për shkak të klimës së favorshme që kemi krijuar për bizneset.
“Këto sepse ekonomia u rrit në 4 vitet e fundit 4 herë më shumë se mesatarja e rajonit, sipas KE-së. U bënë të mundura nga përkushtimi i madh i kësaj mazhorance, për të zgjidhur në mënyrën më të shpejtë e më të mirë problemet e qytetarëve shqiptarë”- shtoi kryeministri, i cili garantoi se janë ndërtuar rrugët do të dnërtohen edhe rrugicat e Tiranës, shkollat dhe çdo lehtësi tjetër.

Berisha: Modeli ynë ekonomik dyfishoi të ardhurat, krijoi vende pune
Duke iu referuar krizës në rajon dhe botë kryeministri Berisha tha se pavarësisht ndikimit të saj, modeli ynë ekonomik ka bërë që ekonomia shqiptare të rritet 4 herë më shumë se mesatarja e rajonit, që pas përgjysmimit të taksave, të dyfishojë të ardhurat në buxhet. Këtë fakt kryeministrie bazon edhe në privatizimin e ndërrmarjeve, si një ndër drejtimet e suksesshme ekonomike. Ky privatizim bëhet për dy arsye: së pari është e faktuar se menaxhimi i privatit është më i suksesshëm se në publik dhe së dyti me ato po ndryshohet jeta e qytetarëve, duke ndërtuar rrugë, shkolla, po rrisim rroga pensione, po ndërtojmë vende pune.
“Jeni dëshmitarë se çdo vit kemi rritur rrogat e pensionet e në qoftë se gjendet vend tjetër në Europë ka bërë këto, më thoni. Asnjë vend tjetër nuk e ka bërë. Kjo ka qenë në politikë konstante, politika e fytyrës njerëzore. Do bëjmë gjithçka të rrisim rrogat e pensionet, por mbi të gjithë gjithçka për vende të punës. Asgjë më shumë se infrastruktura nuk ndikon në hapje vendesh pune”.
Sipas tij para ndërtimit të rrugës, asnjë biznesmen nuk do hapte aktivitet, tani janë të interesuar dhe kështu hapen vende pune. Këtu qendron një ndër shkaqet se pse Shqipëria është i vetmi vend që nuk pati rritje të papunësisë, por ulje progresive të saj.
“Ulja u arrit sepse po e bëjmë Shqipërinë me një infrastrukturë moderne, se nga 300 mijë turistë në 2004, në 4 milionë vitin e kaluar dhe më shumë këtë vit, sepse në 4 vite kemi trefishuar investimet e huaja dhe kalojnë në mbi 1 miliardë dollarë. Jemi një nga qeveritë që investojmë më shumë në botë”- shtoi Berisha, i cili shprehu bindjen se infrastruktura do ndikojë pozitivisht në jetën e banorëve, se hotelet e restorantet do të frekuentohen më shumë dhe fermat do nxjerrin më shumë fitim".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›