Te henen nis shperndarja e librave per nxenesit

Pas shumë kohësh mungesë këtë vit nxënësit në arsimin profesional do të mësojnë me tekste të hartuar enkas për ta. 15 tituj të ndryshëm janë bërë gati dhe janë shpërndarë nëpër shkolla, atje ku nxënësit mund të drejtohen për t’i blerë duke filluar nga dita e hënë e deri me datë 16 shtator. Kohë kjo e mjaftueshme, sipas keshilltarit të ministrit të Arsimit Jovan Kristiqi, që të gjithë të pajisen me tekste pa krijuar probleme gjatë shpërndarjes së tyre.
Çmimi i librave do të ndryshojë aq sa është dhe inflacioni që sipas ministrisë së Arsimit do të thotë një rritje e papërfillshme. Fëmijët e familjeve që trajtohen me asistencë sociale të atyre ku kryefamiljari është pensionist apo me aftësi të kufizuar, romët dhe pakicat kombëtare do të përfitojnë tekste falas. Ndërkohë që fëmijët e familjeve me pagë nën 30 mijë lekë do të mund t’i blejnë librat me 50% të çmimit.
Për herë të parë këte vit 80% e nxënësve të klasave të para në shkollat tona do të mësojnë me abetare të njejte si nxënësit në shkollat në Kosovë.