E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Curri digjet makina e gjykatesit

Një ngjarje ende e pazbardhur ka ndodhur mesnatës e kaluar në qytetin e Bajram Currit. Automjeti personal i njërit prej gjyqtarëve të Gjykatës së rrethit Gjyqësorë Tropojë është djegur totalisht dhe ende deri tani nuk janë zbardhur shkaqet që kanë çuar në djegien e makinës së tij. Sipas drejtorit të policisë së Qarkut Kukës bëhet e ditur se automjeti personal i gjyqtarit Artan Haradinaj ka marr flakë në mënyrë të papritur rreth orës 03:00 mëngjesin e së shtunws. Sipas tij, automjeti ka qenë i parkuar pranë shtëpisë së gjyqtarit në lagjen ‘Dardania’ të qytetit të Bajram Currit. Uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave që çuan në djegien e makinës së gjyqtarit Haradinaj. Paraprakisht mesohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike brenda mjetit nga bateria e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›