E Diel, 1 Nëntor 2026

PADK, Ana Peka takim me pensionistët në njësinë 9, premton mbështetje

Kandidatja për deputete e Partisë Aleanca Demokristiane, Ana Peka, ka vijuar takimet e saj duke kërkuar votën për forcën politike që ajo përfaqëson.

Në këtë kuadër ajo është takuar me pensionistë të njësisë numër 9 në kryeqytet, ku i ka premtuar kësaj shtrese të shoqërisë mbështetjen e saj të plotë.

Ana Peka është kandidate e parë për deputete në qarkun e Tiranës për Partinë Aleanca Demokristiane dhe ka premtuar se do te jete një zë i fortë i emigrantëve, pensionistëve dhe i reformave të punësimit në vendin tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›