Berisha përururon nisjen e punimeve në aksin Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj
Kryeministri Berisha ka përuruar sot nisjen e punimeve të rrugës në aksin Hysgjokaj-Rrasë-Vashaj, në Lushnje.
Në fjalën e tij, sërish kryeministri ka premtuar asfaltimin e çdo kilometri rrugë në të gjitha zonat e vendit.
Rruga jonë është një rrugë e ndershme e bazuar në projekte zhvillimi. Këto vite është investuar nga 10 deri në 22 hëre më shumë se në kohën e qeverisjes socialiste. Ne po ecim drejt integrimit europian dhe përpara nesh tani hapet një treg i madh në të cilin konkurenca është shumë e madhe. Prandaj ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar fermerët që të ecin sa më përpara në tregun e madh europian.
Në këtë kohë eksportet bujqësore janë trefishuar por ju nuk keni patur rrugën që meritoni, nuk keni patur vaditjen që meritoni, nuk keni opatur plehrat e duhur kimik për prodhimet tuaja bujqësore. Por në 4 vitet e ardhëshme ne do të impulsojmë me para në dorë TVSH e makinerive, të plerave kimike dhe të çdo gjëje tjetër që do të blini për fermat tuaja, tha Berisha.
Vijon…