E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri: Do krijohen qindra vende të reja pune

29-05-2013 / Gazeta 55

TAP më i avantazhuar se projekti i nxituar, Nabuco

Gjithashtu kryeministri Sali Berisha u ndal tek projekti më i rëndësishëm që Shqipëria ka firmosur, projekti TAP, i cili do të furnizojë vendin me gaz, por do të krijojë mundësinë e hapjes së dhjetëra e qindra vendeve të reja pune. “Jemi në prag të një vendimi të madh historik të konsorciumi Shah Deniz 2, se cili do të jetë vendimi, do ta shohim nga fundi i muajit qershor, por një gjë do të jetë e qartë si drita e diellit, projekti më fizibël, më ekonomik, më i strukturuar, është projekti i TAP. Unë uroj dhe besoj se vendimi do të jetë për këtë projekt, për të cilin konsorciumi serioz ka vite të tëra që e elauburon gjithçka në detaje. Ka vite të tëra që ka përgatitur çdo gjë dhe është i gatshëm të fillojë punën. Dua të theksoj këtu se edhe për ekuilibrat  energjetike të Europës ky projekt duhet marrë me përparësi. Ndaj Nabuco light, i cili është një projekt në nxitim e sipër, është një projekt që lindi nga projekti  Nabuco big. Me këtë nuk duhet të them se nuk duhet të ndërtohen, por koha pret. Uroj dhe shpresoj që vendimi të jetë i bazuar mbi parimet e tregut. Ne nga konsorciumi nuk kërkojmë gjë tjetër veçse respektin e plotë të rregullave të tregut”- u shpreh kryeministri. Ai theksoi se TAP-it iu shtuan dhe tre vende të tjera të Ballkanit, Kroacia, Bosnja, Mali i Zi dhe absolutisht Kosova është kandidat në çdo rast dhe kushdo tjetër. “Këta u bashkuan me vullnetin e mirë për të qenë në listë kur vjen momenti që TAP mund t’i furnizojë ato me gaz. Shqipëria siç theksoi zoti Macnamara është një vend për tu konsideruar në mënyrën më serioze për naftën, që nga traktate e mesit të viteve 800 e deri më sot besimi se Shqipëria është një vend i pasur në naftë nuk ka ndryshuar. Unë dua të përgëzoj dhe të përshëndes me mirënjohje  të gjithë ato kompani,  të cilat po eksplorojnë me besimin më të madh se ky vend është vend i rezervave më të mëdha. Se Patos-Marinza, fusha më e madhe naftë mbajtës enë Europë nuk mund të jetë një ishull i izoluar në këtë tokë, por potencialet e tjera të mëdha do të zbulohen” - deklaroi Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›