Të rinjtë kuksianë i premtojnë PD-së për një fitore të thellë
Kandidatët Flamur Noka dhe Alban Zeneli takime në Kukës
Të rinjtë kuksiane i premtojnë PD-së për një fitore të thellë gjate nje takimi te zhvilluar dje në mesditë në sallën e pallatit të kulturës “Hasan Prishtina” të qytetit. Ministri i Brendshëm e deputet i Kukësit, Flamur Noka, në përshëndetjen e tha se “te rinia PD-ja gjen frymëzimin, gjen energjinë dhe besimin te një fitore edhe më të madhe në këto zgjedhje. Entuziazmi juaj na mbush me besim se rezultati i këtyre zgjedhjeve në Kukës do të jetë 4 me zero”, tha Noka. Sipas tij, “në këto 8 vite PD-ja punën me rininë e ka patur prioritet. Po kështu, do ta kemi edhe në 4 vitet e ardhshme, pasi investimi për rininë është investim për të ardhmen". Kandidati për deputet, Alban Zeneli, theksoi se “në platformën ambicioze të PD-së në themel është vota e rinise". Ai u premtoi të rinjve se do te jetë gjithnjë pranë tyre, në përkrahje të talenteve të reja. Të rinjtë i përshëndeti edhe nënkryetarja e Forumit Rinor të PD-së, Greta Koci, e cila u bëri thirrje të rinjve të trokasin në çdo derë shqiptare që vota ndaj PD-së të jetë sa më masive. Nderkohe, 30 të rinjve e të rejave të sapo pranuar në radhët e PD-së iu shpërnda dokumenti i anëtarësimit.