Kongresmeni amerikan Aderholt do mbështesë në Kongresin e SHBA-ve idenë e kryeministrit Berisha për heqjen e vizave
Kongresmeni amerikan, Anderholt gjatë një takim elektoral të Partisë Republikane në Durrës, deklaroi se do të mbështesë në Kongresin amerikan idenë e Berishës për heqjen e vizave për shqiptarët me Shtetet e Bashkuara. Kongresmeni Aderholt mori pjesë në mitingun e PR-së në Durrës për prezantimin e kandidatit për deputet Agron Duka. Gjatë fjalës së tij Aderholt vlerësoi arritjet e qeverisë dhe u shpreh se SHBA do të mbështesë Berishën për heqjen e vizave të shqiptarëve për në Amerikë. Ndërsa kreu i PR-së, Fatmir Mediu, vlerësoi ish-ministrin socialist të Bujqësisë, Agron Duka, i cili tha se, PR është krenare që do të çojë në parlament një mbrojtës të pakompromis të interesave të banorëve të kësaj zone. Mediu iu përgjigj edhe thënieve të kreu socialist, Edi Rama, se kandidimi i Dukes do të ketë efekt zero në Partinë Socialiste. “Çdo individ, çdo njeri i lirë ka një vlerë absolute, por njerëzit si, Agron Duka kanë një vlerë akoma më të madhe, sepse janë njerëz që duan dhe bashkohen me republikanë, socialistë, demokratë, me dhe pa parti, dhe Partia Republikane është krenare që do ta çojë në parlament”, tha Mediu. Ai tha se e djathta është duke ndryshuar Shqipërinë, ndaj dhe duhet votuar me 23 qershor. Sipas tij, ata që mohojnë ato që kemi arritur, mohojnë vetveten. “Ne kemi qene dhe jemi të bindur se në vitet 90-të kemi kërkuar Evropën dhe sot punojmë më shumë se kurrë për ta arritur këtë për çdo shqiptar”, theksoi kreu i PR-së.