Edhe Shqiperia braktis Gadafin
Muhamar Gadafi humbet edhe nje ze tjeter ne tryezen e komunikimit diplomatik. Shqiperia qe nga dje ka vendosur te njohe zyrtarisht si perfaqesues legjitim te popullit libian Keshillin Kombetar te Tranzicionit. Permes nje njoftimi per shtyp Ministria e Jashtme e Shqiperise ka bere te ditur daljen e saj ne arenen nderkombetare me kredenciale te reja ne adrese te Libise e perfshire se fundmi ne trazira dhe ne nje konflikt ushtarak dhe me NATO-n. Qeveria e Republikes se Shqiperise ka ndjekur me vemendje krizen ne Libi dhe ka mbeshtetur perpjekjet e komunitetit nderkombetar per zgjidhjen e saj ne zbatim te Rezolutave 1970 1973 te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Qeveria shqiptare duke vleresuar lart aspiratat e popullit libian per demokraci e zhvillim ka ndjekur me simpati dhe ka mbeshtetur veprimtarine e Keshillit Kombetar te Tranzicionit programin e tij per nje Libi demokratike dhe e konsideron kete Keshill si nje perfaqesues legjitim te popullit libian. Qeveria shqiptare eshte e gatshme te vendose marredhenie me kete Keshill thuhet ne njoftim. Sipas Ministrise se Jashtme mbeshtetja dhene Keshillit perfaqeson me shume sesa nje rreshtim politik teksa vleresohet si nje qasje e drejte ndaj kauzes se lirise.