E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha po rrit agresivitetin social

Deklarata

I pyetur nga gazeta për luftën politike që ka zbritur e ashpër dhe në njësitë e pushtetit vendor që drejtohen nga socialistët dhe po ndikon dhe në komunitetin e qyteteve të ndryshme, Rama tha se kriza e pushtetit vendor është pjesë e krizës së përgjithshme që ka hyrë në shtëpinë e çdo shqiptari dhe pranoi se konflikti ka përkeqësuar ndjeshëm funksionin e pushtetit lokal aty ku qeverisin socialistët. Këtë ai e konsideroi si një vetëvrasje pasi ndikon në thellimin e krizës ekonomike, po pranoi se nuk ka aspak ndonjë pritshmëri që kryeministri t’i kuptojë këto efekte dhe as t’ia thonë ekonomistët që ka përreth. “Pushteti i Sali Berishës e nisi punën e vet me dhunë dhe buldozerë të ndezur për ushtrimin e kësaj dhune. Agresiviteti social është pasojë e agresivitetit politik në vend dhe Berisha jep çdo ditë shembullin më të keq përmes keqpërdorimit të gjuhës shqipe.” – vijoi ai duke theksuar se pushteti i sotëm është një regjim oligarkik, familjar e klientelist.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›