E Diel, 1 Nëntor 2026

Perdite ne proteste Nga Edi Rama

Ne jemi ketu vellezer dhe miq, jemi ketu prane jush per t’ju dhene mbeshtetjen tone ju per ushtarakeve... pasi qeveria shkel ligjet dhe vendimet e gjykatave qe nuk i pelqejne e pa fijen e zorit dhe pa piken e turpit e thote sic eshte rasti i Ministrit te Financave per vendimin e Gjykates Kushtetuese qe ju jep juve te drejten, se ne nuk e zbatojme kete vendin gjykate, e merr voten edhe kur populli nuk ja jep. Si cdo ceshtje e pazgjidhur ne Shqiperine ku njerezit e zakonshem kane mbetur ne buken ose ne meshiren e qeverise edhe ceshtja juaj nuk zgjidhet dot, sic do te zgjidhej normalisht, ne nje vend europian, demokratik, perendimor, sepse Shqiperia e Saliut nuk eshte as europiane, as demokratike, as perendimore. Sepse ate qe ju ka dhene gjykata jo njehere, por me shume se njehere, juve qeveria nuk jua jep, sepse nuk pyet per vendimet e gjykatave. Kjo qeveri, jo vetem qe nuk i respekton vendimet e gjykatave, jo vetem nuk e respekton vendimin me te fundit te Gjykates Kushtetuese per ju, por as nuk perpiqet ta fshehe mungesen e ketij respekti, as nuk perpiqet te beje sikur e kupton ndryshe nga sesi e kuptoni ju dhe e lexon ndryshe nga sesi e lexoni ju vendimin e gjykatave, po e thote me ze dhe me figure ne parlamentin e Shqiperise me gojen e Ministrit te Financave, ne nuk e respektojme kete vendim. Ne kemi qene, jemi dhe do te jemi perdite ne proteste, ne te gjitha rruget dhe me te gjitha format. Kemi protestuar, protestojme dhe do te protestojme edhe per ju. Edhe per te gjithe ata shqiptare qe njesoj si ju, vetem se jane njerez te zakonshem te ketij vendi nuk jane pjese e shqetesimeve te nje qeverie qe nuk varet nga vota e njerezve te zakonshem, por qe eshte ne kembe sepse ka vjedhur voten e tyre. Ju mirepresim ne protestat tona e do t’ju mbeshtesim mesa mundemi ne cdo proteste tuajen duke bere gjithcka mundemi sic e kemi bere, ne parlament dhe kudo ku fjala jone ka nje mundesi per tu degjuar, argumentet, provat, qendrimet tona kane nje mundesi per tu pasqyruar. Kjo qe qeveria ben ndaj jush, duke sjelle ne parlament nje akt normativ qe eshte nje karshillek primitiv, barbar, ndaj Gjykates Kushtetuese, nuk eshte thjesht dhe vetem vazhda e natyrshme e asaj qe ka nisur prej kohesh per shkak te refuzimit patologjik qe Sali Berisha ka ndaj ushtarakeve, por eshte njekohesisht edhe perpjekja per tu dhene nje shembull te tjereve e per tu thene se ketu sundojme ne, ketu s’ka gjykata. Ketu s’ka arbiter, ketu s’ka drejtesi, jashte te drejtes qe ne e japim si nje privilegj per sherbetoret dhe klientet tane dhe qe ne ua heqim te tjereve, sepse nuk i kemi ne rrethin e sherbetoreve dhe klienteve tane, por qe per ne jane thjesht njerezit e zakonshem te ketij vendi, per te cilet kemi nje ushqim tjeter. Kemi sharjet per opoziten, shpifjet per opoziten, fyerjet per opoziten, neperkembjen e opozites. Pra ate ushqim qe dikur nje tjeter regjim ua jepte njerezve ne formen e kenaqesise per luften me armikun e brendshem, ne vend se t’ju jepte mundesi qe me nje pune te ndershme te krijonin nje mireqenie ne nje bote te lire. Askush tjeter pervec Saliut nuk e ka fajin per drejtesine qe eshte katandisur ne nje fjale boshe. Sot kryeministri enderron ta zbraze Shqiperine nga kundershtaret dhe ta ktheje “de fakto” ne nje mbreteri te tijen, te pashpallur. Nderkohe qe ne jemi ketu per te dhene shembullin e kundert, per te deshmuar te kunderten, per te cuar perpara nje perpjekje qe eshte krejt e kunderta dhe ju inkurajojme qe ta kerkoni te drejten tuaj me kembengulje, me durim, me perpjekje te zellshme dhe te dukshme publike dhe me mbeshtetjen tone.
*Nga fjala e kryetarit te Partise Socialiste ne tryezen me teme: Qeveri e padrejte. Drejtesi sociale per ushtaraket

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›