E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pranon borxhin e jashtëm, kryeministri: Do punojmë për ta shlyer

Kryeministri Berisha njeh për herë të parë publikisht problemin me borxhin e jashtëm që ka vendi ynë. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha tha se qeveria do të punojë për ta shlyer këtë borxh. Por Beriaha përsëritit edhe premtimin që do të realizohet rritja e rrogave dhe pensioneve që ai kishte thënë më parë.
Sipas tij rritja e rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë dhe se ekzekutivi është i vendosur të ecë përpara në këtë kurs.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të Patisë Demokratike, Berisha tha se qeveria është angazhuar në përmirësimin e infrastrukturës së vendit me anë të projekteve dhe investimeve të mëdha, të cilat sipas kreut të ekzekutivit janë guri i themelit për ecurinë e ekonomisë së vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›