E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vjetori i tragjedisë së Gërdecit, nga shpërthimi në fabrikë u vranë 26 persona

Edhe pse ka kaluar dy vjet nga shpërthimi i fabrikës së demontimti të armëve në Gërdec, përveç shtëpive me ngjyra trauma dhe jehona e 15 marsit të 2008 është ende në memorjen e banorëve të këtij fshati. Për më shumë se çfarë ndodh në këtë fshat që për një ditë u përqëndrua vëmendja e gjithë botës e tregon Bastri Lami, i cili pohon se ende vajza e tij trembet nga çdo vetëtim që bie.
Ndërsa për dy vjetësh gjithçka duket e qetë në Gërdec dhe e rindërtuar, kryepalku i fshatit Tefik Gërdeci pohon se ëshët hedhur një ide, që në vendin e kraterit i cili është duke u pastruar nga predhat mund të ndërtohet një fushë futbolli
Por ajo që tashmë mbetët tashmë në fshatin Gërdec është jehona e shpërthimit dhe kujtesa në çdo përvjetor e 26 viktimave dhe shenjat në trup të djegura të 300 banorëve të plagosur këtij fshati në periferi të Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›