E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 23 qershorit, KQZ nis shqyrtimin e disa pr/vendimeve

TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi të premten mbledhjen e radhës ku po shqyrton disa projekt/vendime në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të 23 qershorit.

Fillimisht, rendi i ditës i mbledhjes së sotme përfshin miratimin e vëzhguesve të disa shoqatave civile, si nga Instituti Shqiptar i Shkencave; nga Fondacioni Civitas; nga Organizata Rinia në Sipërmarrjen e Lirë, etj.

Gjithashtu, KQZ do të shqyrtojë dhe një kërkesë të Partisë Demokratike për ndryshimin e vendndodhjes së disa qendrave të votimit në Bashkinë Durrës; si dhe një pr/vendim për ngritjen e disa qendrave të votimit në ndërtesa private.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›