Takimi “në nivelin të lartë” Kosovë-Serbi më 20 qershor
PRISHTINE-Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçic, ka thënë se më 20 qershor, në Bruksel, do të ketë takim të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës, së bashku me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
“Javën e ardhshme, më 20 qershor, do të mbahet takimi në nivelin më të lartë, pas të cilit Catherine Ashton, së bashku me komisionarin për zgjerim, Stefan Fuele, do t’iu dërgojë letër vendeve anëtare të BE-së, për atë se çfarë është zbatuar dhe çfarë është bërë”, ka thënë Daçic, transmeton Shërbimi i Ballkanit.
Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill. Grupet punuese të të dyja vendeve janë duke biseduar për mënyrën e zbatimit të saj.
Zbatimi është vendimtar që të dyja vendet të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.
(d.b/BalkanWeb)