Ramush Haradinaj dhuron gjak
PRISHTINE-Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Dhurimit të Gjakut, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhuruar gjakun e tij të grupit zero pozitiv, në ndihmë të gjithë atyre njerëzve që kanë nevojë. Ai e pranon se kjo është një fushatë nga ana e tij, por siç thotë kjo është një fushatë që përçon një mesazh konkret tek gjithë qytetarët dhe jo një fushatë me shpifje e agjenda ndaj dikujt.
“Po është pjesë e fushatës, por me një mesazh konkret. Ne bëjmë fushata tek qytetarët me iu treguar që politikat tona janë konkrete, bazohen në argumente të vërteta. Dhurimi i gjakut është e vërtet dhe e bëjmë vazhdimisht dhe mendoj se është një fushatë pozitive. Sikurse e dini në Kosovë investohet shumë në fushata negative për me diskreditu me shipfje me agjenda ndaj dikujt, ne po bëjmë fushata që me iu treguar qytetarëve që është e mirë”, ka deklaruar ai.
Haradinaj thekson se dhurimin e gjakut e ka traditë.
“Traditë çdo periudhë kohore të rregullt, 3 muaj në mes me lënë duhet. Por jemi të rregullt dhe besoj që është e kuptueshme që mirë është me dhuruar gjakun. Se kuptohet pacientet gjakun e marrin vetëm nga njerëzit dhe nuk ka mënyrë tjetër dhe nuk ka alternativë dhe është mirë me dhuruar gjakun në Kosovë të gjithë ne kush mundemi, sepse vetvetiu tonit ka me pas nevojë, pra nuk po e dhuron për dikën që nuk e njeh se çdo njëri prej nesh është pacient potencial ose prindërit tanë, fëmijët tanë apo të njohshmit . Pra, është me rëndësi shumë me bërë këtë”, ka deklaruar Haradinaj.
Java e dhurimit të gjakut ka filluar nga data 13 qershor dhe do të zgjasë deri më 20 qershor.
(d/b/BalkanWeb)