Berisha prej dy të dërguara të SHBA-së
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith. Rosenthal prej vitit 2009 në administratën Obama ushtron detyrën e të dërguarës speciale për monitorimin dhe luftimin e antisemantizmit. Pandith është përfaqësuese speciale për komunitetin mysliman. Që të dyja jana janë pjesë e administratës së Sekretares së Shtetit.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ato ndodhen në Shqipëri për evidentimin e modelit pozitiv që ofron Shqipëria sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan, për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit përsa i përket antisemitizmit, por edhe mosdiskriminimit e tolerancës fetare e etnike në botë.
Rosenthal dhe Pandith, kanë shprehur vlerësim për klimën e tolerancës fetare par excellance që ekziston në Shqipëri dhe në veçanti, një mirënjohje të thellë për popullin shqiptar, i cili bazuar në këtë traditë të shkëlqyer e renditi Shqipërinë ndoshta të vetmin vend në Evropë, i cili nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë e tij në duart e nazistëve, por, përkundrazi, i mbrojti, strehoi dhe i shpëtoi ata, nga barbaria e holokaustit.
Më tej, Rosenthal dhe Pandith informuan Berishës për gjetjet që ato kanë evidentuar gjatë udhëtimeve të tyre në vende të ndryshme të botës, për sa i përket çështjeve të diskriminimit apo intolerancës e antisemitizmit, si dhe projekteve të tyre për promovimin e harmonisë, mirëkuptimit e respektit midis popujve, të cilat përfshijnë edhe përdorimin e mjeteve moderne të komunikimit. /F.Stafa/