Ekstradohen nga Britania e Madhe dy të kërkuar

Foto ilustruese
Nga Britania e Madhe janë ekstraduar për në Shqipëri dy shtetas të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar. Marash Gjoka (Matusha), 50 vjeç nga Shkodra dhe Lulzim Hoxhaj, 46 vjeç nga Fieri i janë dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur dënimin e marrë.
Gjoka është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë në vitin 2001 me 20 vjet burg, për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa Hoxhaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Fier, në vitin 2003, e ka dënuar me 23 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje mbetur në tentativë dhe Armëmbajtjes pa leje. /F.S/