Meta sulmon PD-PS për reformën: Në BE, po të na kishin dëgjuar

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka deklaruar se një prej pengesave për integrimin e vendit në Bashkimin Europian është edhe reforma zgjedhore.
Nga qyteti i Beratit, ku ka zhvilluar një takim me gratë në kuadër të festës së 8 marsit, Meta është shprehur se nëse do të ishte marrë në konsideratë, apeli i LSI-së për reformën zgjedhore, Shqipëria do ta kishte marrë statusin kandidat.
Sipas tij Shqipëria e meriton statusin për në Bashkimin Evropian, pasi sipas tij shqiptarët i respektuan detyrimet që kishin nga liberalizimi i vizave.
Meta iu është referuar sërish pafajësisë së tij, të shpallur nga Gjykata theksoi se ndihet i mbushur me energji të reja për zgjedhjet e 2013-ës.
Meta më pas ka marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara për nder të festës së gruas në qytetin e Beratit.