Berisha premtoimbështetje përbiznesin polak
TIRANë- Kryeministri Berisha priti sot një delegacion biznesi nga Polonia, kryesuar nga zëvendësministri i Ekonomisë Rafal Baniak. Zoti Baniak ndërsa falenderoi Berishën për pritjen e ngrohtë tha se forumi i përbashkët i biznesit mes dy vendeve synon thellimin e marrëdhënieve ekonomike midis dy vendeve.
Ai vlerësoi si mjaft pozitive faktin se gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e shoqatës më të madhe të biznesit në Poloni do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi me Konfindustrinë shqiptare. Zoti Baniak i prezantoi Kryeministrit planin ekonomik të zhvillimit të Polonisë, i cili konsistonte në infrastrukturë, përmirësimin e burimeve njerëzore dhe inovacionin në ekonomi, plan, i cili do të financohej nga qeveria polake dhe BE.
Kryeministri Berisha, shprehu mirënjohjen ndaj qeverisë polake për ndihmesën dhe mbështetjen e paçmuar që i kanë dhënë Shqipërisë, për anëtarësimin në NATO, liberalizimin e vizave dhe integrimin europian.
Kryeministri Berisha theksoi se ndërtimi i infrastrukturës rrugore, shkurtimi përgjysmë i distancave me Tiranën, si dhe dixhitalizimi i ekonomisë vazhdojnë të mbeten përparësi të qeverisë së tij. Kryeministri Berisha garantoi edhe një herë përfaqësuesit e bizneseve polake se qeveria e tij do të mbështeste çdo iniciativë investimi të tyre, duke garantuar suksesin.
(m.a/News24/BalkanWeb)