Mat, strategji kundërzjarreve gjatë verës
MAT- Strategji kundër zjarrit gjatë muajve të verës janë qëllimi i institucioneve vendore për rastet emergjente. Direktivat e përcaktuara dhe gjatë konferencës ndërkombëtare për mbrojtjen e pyjeve dhe kullotave nga zjarret duket se kanë nisur të zbatohet edhe nga organet lokale.
Sipas kreut të shërbimit pyjor të Matit, Skënder Lata shtabi i emergjencave pritet të mblidhet për marrjen e masave ndërkohë që temperaturat kanë nisur të rriten.
Një vit më parë, rastet e rënies së zjarrit kanë qenë jo të pakta, madje në disa zona ndërhyrja e zjarrfikëseve ka qenë e pamundur për shkak edhe të terrenit të thyer duke bërë që flakët të djegin dhjetëra hektarë kullota për disa ditë me radhë.
(e.n/news24/BalkanWeb)