E Diel, 1 Nëntor 2026

Petalotis: Vendi nuk dofalimentojë dhe s’dot'i rikthehet dhrahmisë

ATHINE- Zëdhënësi i qeverisë greke, Jorgos Petalotis kategorikisht hodhi poshtë mundësinë për falimentimin financiar të vendit si edhe mundësinë e rikthimit të dhrahmisë.
"Kohët e fundit u bëmë viktimë e të gjithëve, e atyre për rikthimin eventual të dhrahmisë ose për ristrukturimin e borxhit'', deklaroi Petalotis. ''është e qartë se përhapja e pohimeve të tilla të pabaza zhvlerëson përpjekjet e shoqërisë greke për të siguruar dalje nga kriza", theksoi ai.

Ai theksoi se qytetarët grekë mund të ndihen të sigurtë falë programit qeveritar për stabilizimin e ekonomisë duke shtuar se "nuk bëhet fjalë për falimentim të Greqisë apo për rikthimin e dhrahmisë".
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›