E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fortuzi E njoh mire dhe e zoteroj mentalitetin e fituesit

Aleanca per Qytetarin Kandidati i Partise Demokratike shpjegon arsyet pse vendosi te merrte pjese ne nje gare minibashkie

Ish-futbollisti i mirenjohur i Tiranes dhe Kombetares Indrit Fortuzi ka vendosur te provoje karrieren politike duke kandiduar nen siglen e Partise Demokratike per njesine bashkiake nr. 9 ne kryeqytet. Ai thekson se ka si qellim te behet pjese e largimit nga Tirana te Edi Rames njeriut qe sipas tij ne keto vite nuk ka bere asgje per kryeqytetin. Fortuzi shprehet se do te kontribuoje per permiresimin e jetes ne njesine ku po kandidon dhe se ate do ta votojne edhe te majtet e kesaj zone.

Cilat jane arsyet qe ju perfshine ne garen per kandidat te njesise bashkiake numer 9 ne kryeqytet

Ketu dua fillimisht te them se personalisht e prita me kenaqesi dhe respekt ftesen e koalicionit te djathte Aleanca per qytetarin per te kandiduar ne garen e minibashkise numer 9 te Tiranes per kryetar te saj. Pas kandidimit per deputet ne listen e Partise Demokratike ne Tirane ne vitin 2009 kjo e kesaj radhe eshte nje prove e vertete per mua. Kjo pasi tashme nuk jam ne nje liste deputetesh por ne nje gare te hapur dhe ku kam perballe nje kundershtar me se real. Emri im keshtu ne kete gare sjell potencial e vlera me te dukshme te cilat do te jene primare ne kete kandidim.

Ne kete kuader dua edhe une te kontribuoj ne largimin e nje njeriu qe per vite me radhe nuk ka bere asgje te mire per Tiranen aq me pak per sportin. Si qytetar i Tiranes do te doja qe kryeqytetin ta shikoja me nje vizion te ri ndryshe nga bunkeri ekzistues. Po keshtu mund te them se kandidimi im ka ardhur per shkak se dua te jap kontributin per qytetin tim per permiresimin e jetes ne kete dhe si mund ta beja me mire kete se duke iu bashkuar Aleances per qytetarin dhe Partise Demokratike ne te cilen une kam besuar qe ne krijimin e saj. Por nga tjeter nuk mund te them se do te le menjane sportin sepse si nje kryetar minibashkie mendoj se kam me shume mundesine per te qendruar afer tij.

Si qytetar i Tiranes do te doja qe kryeqytetin tone te perbashket ta shikoja me nje vizion te ri ndryshe nga bunkeri ekzistues qe eshte kthyer. Nga ana tjeter pretendoj te jem nje ze i forte ne Bashkine e Tiranes edhe per problemet e sportit qe ne pjesen me te madhe te tyre jane te harruara. Dua te shtoj gjithashtu se futbolli me ka bere njeri publik dhe ne cdo ambient apo fushe te jetes ka njerez te shumte qe flasin me respekt per emrin tim. Por mund te kete edhe skeptike te cilet mund te thone se vlerat e mia me te mira jane vetem ne sport. Une e kam vendosur kete kandidim dhe e them me shume bindje se do te me votojne edhe simpatizante te majte sepse ata besojne ne keto vlera qe kam treguar deri me sot. Natyrisht qe nuk do te jem aktiv ne sport per vete angazhimet qe te krijon detyra e kryetarit te minibashkise por pasiv nuk do te jem dhe jo vetem ne futboll.

Une nuk e kam provuar shume shijen e politikes pasi ende jam i dashuruar me futbollin. Por sa me brenda politikes po hyj aq me prane futbollit po ndihen per sa i perket edhe aspektit shpirteror. Per mua ky 4-vjecar midis puneve te tjera do te jete edhe nje kontribut ne krijimin e ambienteve sportive clodhese dhe argetuese per komunitetin qe perfaqesoj.

Cili eshte programi juaj per zhvillimin e kesaj njesie vendore

Natyrisht qe do te doja te ofroja me te miren per njesine tone bashkiake. Mendoj se do te fillojme duke zgjidhur problemet nje nga nje duke nisur qe nga ndricimi shtrimi dhe sistemimi i disa rrugeve ne zonen tone e me pas te ndertimi i hapesirave te gjelbra dhe clodhese per femijet e te moshuar ne nje njesi vendore te kryeqytetit. Po keshtu jam i predispozuar per ti dhene zgjidhje ne kete minibashki edhe ceshtje te parkingjeve te cilat jane kthyer ne nje stres dhe problem real per te gjithe kryeqytetin. Nga ana tjeter problem per tu pasur ne konsiderate ne kete njesi vendore eshte edhe ai i legalizimeve dhe i urbanizimit ne kete zone. Nje tjeter prioritet do te jete edhe arsimi ne kete njesi vendore dhe ne kete kuader do te beje maksimumin per sa i perket zvogelimit te numrit te nxenesve neper klasa permes ndertimit te shkollave te reja. Vemendje e vecante do ti kushtohet edhe ngritjes se ambienteve sportive ne kete zone. Gjithashtu dua te them se me ate cfare kam pare ne kete njesi vendore kam konstatuar se ka shume gjera qe i mungojne komunitetit dhe nuk do te jete vetem ana sportive ajo qe do te beje diferencen. Natyrisht qe edhe per sportin do te vihet dore madje shume konkretisht krahas rrugeve punesimit e strehimit te ketyre njerezve qe voten e kane dhene lire pa asnje sherbim nga njesia bashkiake qe ti sherbente interesave te tyre. Mund te them dhe siguroj se zeri i minibashkise numer 9 do te degjohet fuqishem ne Bashkine e Tiranes jo vetem per sportin.

Po keshtu jam i mendimit se vetem duke i zgjidhur problemet tona te perbashketa nje e nga nje dhe te gjithe bashke mund te kemi mundesine reale te permiresimit te jeteve tona.

Cili eshte per mendimin tuaj projekti me emergjent per tu zbatuar ne zone ne rast se do te zgjidheshit si kryetar i njesise bashkiake nr. 9

Mendoj se problemi me emergjent aktualisht ne kete zone ku kam vendosur te kandidoj eshte ndertimi i nje shkolle nentevjecare ne zonen e ish-uzines Dinamo. Ky mendoj se eshte pa diskutim problemi me emergjent nisur edhe nga fakti se ka te beje me femijet. Nuk eshte e udhes qe ata ne kete kohe te detyrohen te arsimohen ne shkollat e qendres te cilat ndodhen shume larg banesave qe ata jetojne

Cili eshte mendimi juaj per kandidatin qe keni perballe

Kandidatin natyrisht e njoh edhe pse banojme ne te njejten zone dhe personalisht e respektoj. Por ketu dua te shtoj se une karakterin tim e kam treguar qarte ne sport ku si baze ka qene mentaliteti i luftimit dhe ai i fituesit. Teoria e njohjes dhe e mposhtjes te nje rivali qe nuk ka rezultate tashme njihet mire ne boten e sportit se ciles i perkas edhe perfaqesoj me krenari. Une ne kete kandidim bazohen ne vlerat e mia dhe jo ne ato te kundershtarit qe ne kete rast ka me shume defekte se sa ane pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›