E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjakmarrja shkund sërish Shkodrën. Vritet 20-vjeçari, plagoset rëndë i vëllai

Shkodër- Një tjetër viktimë e gjakmarrjes është shënuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, teksa një 20 vjeçar është ekzekutuar, ndërsa është plagosur rëndë vëllai i tij.

Viktima është Gjin Guri 20 vjeç nga fshati Bardhej i Shkodrës, ndërsa i vëllai i tij Xhevahir Guri ndodhet në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po lufton me jetën.

Mësohet se 20-vjeçari kishte pak ditë që ksihte ardhur nga Greqia ku dhe punonte, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme një person ka hyrë në banesën e tij dhe e ka qëlluar për vdekje duke plagosur rëndë edhe të vëllain.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e ekzekutorit një orë pas ngjarjes. Ai është Lazer Lisi, i cili është vënë menjëherë në pranga. Sipas hetimeve paraprake dyshohet që vrasja të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi në vitin 2008 djali i xhaxhait të dy vëllezërve Guri ka vrarë me thikë vëllain e autorit.

Gjin Guri ishte kthyer nga Greqia pak ditë më parë, ku po punonte prej kohësh, por udhëtimi i tij drejt Shqipërisë është kthyer në udhëtimin e tij të fundit pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15, ndërsa e gjithë familja po rrinte në shtëpi, ato janë qëlluar me pistoletë nga jashtë dritares.

Nga të shtënat kanë mbetur të vdekur në vend 20-vjeçari Gjin Guri, ndërsa është plagosur rëndë i vëllai. Këtij të fudnit i është bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe mjekët thonë se kanë nevojë për 24 orë kohë që të japin garanci për shëndetin e tij.

Ekspertët e kriminalistikës kanë deklaruar se gjithcka ishte e planifikuar dhe vrasësit kanë ndjekur gjurmët e viktimës prej kohësh.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është Lazër Lisi,24-vjeç që është edhe fqinji i dy viktimave. Burimet e grupit bëjnë me dije se motiv i ngjarjes ka qënë gjakmarrja. Dy fiset ishin në hasmëri që prej katër vitesh, kur me 10 qershor të viti 2008, Pëllumb Guri, djali i xhaxhait të dy viktimave plagosi rëndë për vdekje me thikë shokun e tij të ngushtë, Nard Lisin (vëllai i të arrestuarit, Lazër Lisi).

Dy të rinjtë, fqinjë me njëri-tjetrin, ishin duke parë ndeshjen e futbollit Greqi- Suedi. Në pushimin e kësaj ndeshjeje ata janë grindur keqazi njëri me tjetrin. Në sherr e sipër, Pëllumb Guri goditi me thikë Nard Lisin, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në spital. Më pas policia arrestoi Pëllumb Gurin, i cili është dënuar dhe ndodhet aktualisht në burg.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›