E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret Lamers: Bashkëpunim me NATO-n

TIRANE- Konsolidim i metejshem i bashkëpunimit midis Shqipërisë e NATO-s ka qene ne qender te takimit te sotem mes kryeministrit Sali Berisha dhe  Presidentit te Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Karl Lamers.

Ne takimin mes tyre, krahas rikonfirmimit te vullnetit dypalesh për konsolidimin e bashkëpunimit midis vendit tone dhe aleances u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me punën e objektivat e misionit të ISAF në Afganistan.

Lamers i shprehu Kryeministrit Berisha vlerësimet më të larta për kontributin e Shqipërisë në kuadër të këtij misioni, në mbështetje të konsolidimit të paqes e stabilitetit të popullit mik afgan.

Te dy vleresun si shume te rendesishem organizimin në Shqipëri të konferencës Smart Defence , në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe angazhimit mes vendeve të NATO-s mbi sfidat e këtij shekulli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›