E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkëpunimi rajonal, firmoset marrëveshja

TIRANE- Finalizohet me nenshkrimin e nje marreveshjeje te perbashket konferenca dyditore: Mbrojtje e Zgjuar – Bashkëpunimi dhe koordinimi rajonal mes vendeve të Evropës Juglindore, grumbullimi dhe ndarja e aseteve të mbrojtjes, qe u mbajt ne kryeqytetin shqiptar.

Paraditen e sotme, ne fund te dites se dyte te punimeve, te pranishmit nënshkruan marrëveshjen e përbashkët per bashkepunimin rajona. Kreu i Komisionit te Sigurise, Leonard Demi deklaroi se nënshkrimi i marrëveshjes nga të gjitha delegacionet pjesëmarrëse është tregues se nisma e NATO-s është e mirëpritur në rajon.

Ndërkohë konferenca rajonale e NATO-s u organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›