Pavarësia, Berisha:Rama u tall me kartolina
Komiteti për organizimin e aktiviteteve për 100- vjetorin e pavarësisë është mbledhur sot për të shpallur monumentin fitues.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha vlerësoi edhe punën e bërë nga komisioni për përzgjedhjen e 5 veprave më të mira për monumentin e 100-vjetorit të pavarësisë “Ky komitet u mblodh me vonesë pasi monumenti i parashikuar për tu ngritur në Tiranë kërkonte procedurat e veta. Është bërë një punë serioze, një konkurs me pjesëmarrje të gjerë, një przgjedhje e 5 veprave më të mira” theksoi Berisha.
Kryeminsitri Berisha ka sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama duke theksuar se ai është një dadaist në politikë. “Bijtë e shqipes do të donin shqipen diku, por le t`ia lënë kryetarit të bashkisë të hapë një konkurs për të bërë një shqiponjë që të bëhet simbol i Tiranës. Ai që ishte nuk ngriti asgjë, shpëndau një kartolinë, jo për vlerësimin artistik apo për njohuritë që ka për artin dadaist, po sepse është dadaist në politikë” tha Berisha.
Gjithashtu kryeministri Berisha kërkoi gjithashtu edhe kthimin sa më parë të eshtrave të Mbretit Zog në Shqipëri si dhe ngritjen e një varreze mbretërore.
“Rikthimi i eshtrave të Mbretit Zog duhet të realizohet brenda një afati sa më të shkurtër kohor dhe duhet të bëhet diçka edhe në ndërtimin e varrezave mbretërore. Është kryer një profani e tmerrshme. Është minuar varri i nënës së Ahmet Zogut vetëm për fajin se i dha Shqipërisë burrin që bëri gjithçha për të ndërtuar një shtet në një vend që s`kishte shtet” shtoi Berisha.