E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valë lëvizjesh në policinë e Tiranës

Drejtoria e Policise se Qarkut Tirane

Një valë e re lëvizjesh ka përfshirë Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Sipas burimeve, zv.drejtori për krimet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit, Arjan Kurti, është emëruar në Shkodër, ndërsa në vend të tij do të jetë Gëzim Gjeçi.

Ndryshime ka edhe në komisariatin e Rinasit, ku shefi Gëzim Prebibaj është dërguar në të njëjtin pozicion në Kavajë. Ai do të zëvendësohet nga shefi i komisariatit nr 5 në Tiranë, Ilir Gjoci.

Gjithashtu, në krye të komisariatit të Kamzës është emëruar Agron Sulshabani. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›