E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili per kompromisin Meta-Rama Fantazi e paster

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, në intervistën dhënë në studion e ABC NEËS, ka cilësuar si fantazi të pastër lajmet e përhapura mbi përpjekjet për arritjen e një kompomisi politik mes Ilir Metës dhe kryesocialistit Edi Rama, në kurriz të koalicionit qeveritar dhe bashkëpunimin e dy partive në zgjedhjet e vitit 2013.

Numri dy i LSI-së, duke hedhur poshtë teoritë konspirative, ka vlerësuar se koalicioni qeverisës funksionon tërësisht.

Referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm, zoti Vasili nuk merr në kosnideratë mundësinë e rotacionit politik, vetëm e vetëm për hir të teorisë së konsumimit politik të një mazhorance.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›