Berisha pret Mustafën: Kombi shqiptar të ndjehet 1
“Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës duhet të eliminojnë cdo ndryshim mes 2 vendeve” theksoi Kryeministri gjatë takimit me kryetarin e Komisionit për punët e brendshme të Parlamentit të Kosovës, Muharrem Mustafa.
TIRANE- “Kombi shqiptar duhet të ndjehet një por duke respektuar pavarësinë e Kosovës” kështu është shprehur Kryeministri Berisha gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit për punët e brendshme dhe sigurisë të Parlamentit të Kosovës, Muharrem Mustafa, duke vlerësuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që dy qeveritë të eleminojnë cdo lloj ndryshimi midis dy vendeve.
“Dy qeveritë duhet të shërbejnë si dy mundësi dhe jo si pengesa për qytetarët”vijoi Kryeministri, duke shtuar se duhet të merren veprime konkrete në njëhesimin e sistemit të doganave, financave, arsimit etj me modelin e vendeve të BE. Sipas Kryeministrit shqiptar , progresi i Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë është i jashtëzakonshëm ndërsa vendi po faktohet si faktor stabiliteti. Pjesë e bisedimeve ka qënë edhe ngjarja e rëndë në Durrës ku 4 efektivë policie humbën jetën.
Ndërkaq Kryeministri ka zhvilluar edhe një takim me një delegacion të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
(e.n/News24/BalkanWeb)