Mat, familja Barci e varfër, cdo 2 vjet vdes një anëtar
8 personat e mbetur të një familjeje në komunën Komsi të Matit jetojnë në cati të ndryshme për shkak të varfërisë. Përvec skamjes, familja Barci përballet cdo 2 vjet me humbjen e një anëtari të saj, për shkaqe të pashpjegueshme.
BURREL- Historia e familjes Barci në fshatin Frankth të komunës Komsi të Matit është e dhimbshme po aq sa e cuditshme. Përvec skamjes, mungesës së një strehe normale, dera e mortit në këtë familje hapet pothuajse një herë në cdo dy vjet. Gjithcka nisi me vdekjen e kryefamijares, bashkëshortes së Zyber Barcit, vetëm 40 vjece. Më pas të dy grave të djalit të shtëpisë, Rexhepit. Asnjëhra prej tyre nuk arriti të jetonte më shumë se 30 vjet dhe në fund vdekja e gruas së tretë e cila humbi jetën në moshën 25 vjecare pasi lindi dy djem binjakë. Po mes viktimave të kësaj familje, numri i të cilëve është 10 në 20 vite ka edhe fëmijë të cilët nuk arrijnë të jetojnë më tepër se 2 apo 3 vjec. E kur rrjedha e jetës bëhet e mistershme , sikurse ajo e familjes Barca, shkaku tentohet të gjendet mes shpjegimeve mistike. Kjo pasi dhe me shtëpinë ndodh dicka e cuditshme. Sa herë që i zoti i shtëpisë dhe djali përpiqen ta riparojnë atë, puna në vend që të përparojë e dëmton atë. Kjo ka bërë që 8 anëtarët e famijes të jetojnë në cati të ndryshme pasi nuk kanë ku të strehohen. Apeli për këtë familje është një cati e vetme ku të mudn të jetojnë të gjithë bashkë.
(e.n/News24/Balkanweb)