Shkodër, prej dy javësh nuk aplikohet për kartat
Prej 2 javësh në qytetin e Shkodrës nuk aplikohet për kartat identiteti dhe pasaporta biometrike. Kjo ka krijuar probleme për emigrantët, disa prej të cilëve janë kthyer nga autoritetet në pikat e kalimit kufitar për mungesën e dokumentave.
SHKODER- Emigrantët në Shkodër rrezikojnë kthimin e tyre në vendet ku jetojnë dhe punojnë për shkak të mospajisjes me karta identiteti. Një përfaqësi e tyre ka takuar paraditen e së mërkurës vetë Prefektin e Shkodrës për ti kërkuar ndihmë zyrtare kundrejt këtij problemi. Të indinjuar ata tregojnë se janë kthyer nga autoritetet në pikat e kalimit kufitar pikërisht për shkak të mospajisjes me dokumentin e ri të identifikimit.
Kjo situatë vazhdon prej dy javësh. Qytetarë të shumtë por edhe emigrantë paraqiten në sportel por pa mundur të aplikojnë për kartë identiteti apo pasaportë biometrike. Arsyeja e bllokimit të këtij procesi që rrezikon qëndrimin e shqiptarëve të ardhur për pushime, është mungesa e vazhdueshme e internetit. Ende nuk ka një përgjigje nga autoritetet përkatëse apo nga firma përgjegjëse , për zgjidhjen e këtij problemi.
(e.n/news24/BalkanWeb)