Reshjet e shiut rikthejne diellin dhe vapen në fundjavë
Metereologët parashikojnë që të dielën zhiva e termometrit do të shënojë një vlerë maksimale prej 35 gradësh celcius. Metereologët shprehen se shiu i rrëmbyer që ra në Tiranë nuk ishte i një densiteti shumë të lartë
TIRANE-Pas reshjeve të furishme që përmbytën Tiranën një natë më parë, e cila notoi mbi ujë për të dytën herë për këtë verë, shërbimi metereologjik parashikon diell për fundjavë. Sipas Meteoalb moti edhe gjatë ditëve në vazhdim do të jetë i trazuar, ku nuk do të mungojnë as reshjet, sidomos për pjesën veriore të vendit. Por gjatë fundjavës pritet një përmirësim i kushteve dhe rritje e temperaturave. Metereologët parashikojnë që të dielën zhiva e termometrit do të shënojë një vlerë maksimale prej 35 gradësh celcius, duke shënuar kështu një rritje prej 2-3 gradë. Ndërkohë metereologët shprehen se shiu i rrëmbyer që ra në Tiranë nuk ishte i një densiteti shumë të lartë, por vetëm 2 milimetra. Megjithatë kaq mjaftoi për ta përmbytur kryeqytetin.
(d.b/GSH/BalkanWeb)