E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO ndërron komandën e saj në Tiranë

Nga Besian Ajazi
Është zhvilluar sot ceremonia e ndërrimit të Komandos së NATO-s në Tiranë, ku vendin e Vasil Dimitrov e zuri gjenerali, Dinco Karamuncev. Kryeministri tha se brenda 2010-ës vendi do të ketë ushtri profesionale. 

TIRANE- “Për Shqipërinë dhe shqiptarët, ftesa për anëtarësim dhe anëtarësimi i plotë i vendit në NATO janë ngjarjet më të rëndësishme që pas pavarësisë më 1912-ën”. Kështu është shprehur kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandos së Natos në Tiranë ku vendin e gjeneral Vasil Dimitrov do ta zërë një tjetër general bullgar, Dinco Karamuncev.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Shqipëria është e angazhuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë. “Brenda vitit 2010”, tha Berisha, “Shqipëria do të ketë një ushtri tërësisht profesionale, kjo në bazë të reformave të cilat janë prioritet i qeverisë.

Në ceremoninë e ndërrimit të drejtimit të komandos së NATO-s në Tiranë ishin të pranishëm ministra, deputetë, ambasadorë dhe gjeneralë të vendeve të Bashkimit Europian.
Ministri i Mbrojtjes Oketa gjatë fjalës së tij tha se gjatë 10-viteve të prezencës së NATO-s në Tiranë kanë ndodhur tre ngjarjet më të rëndësishme për vendin, pavarësia e Kosovës, ftesa dhe anëtaresimi i plotë në NATO. Ish drejtuesi i komandos së NATO-s në Tiranë, gjeneral Vasil Dimitrov gjatë ceremonisë u dekorua nga shteti shqiptar dhe NATO.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›