E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha pret Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, priti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, Troels Froling. Shoqata e Traktatit të Atlantikut i shprehu mirënjohjen kreut të ekzekutivit shqiptar për mbështetjen për organizimin e Asamblesë se Përgjithshme të saj në Tiranë, në vjeshtë të vitit 2010. Nga ana e tij, Kryeministri Berisha vlerësoi punën dhe kontributin e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut (ATA) për informimin e publikut dhe promovimin e vizionit për paqen, sigurinë globale dhe vlerave të lirisë e demokracisë, që mbron Aleanca e Atlantikut të Veriut. Ndërsa sekretari i Përgjithshëm i ATA-s, Troels Froling i transmetoi Kryeministrit Berisha përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Shoqatës së Traktatit të Atlantikut, deputetit gjerman, zotit Karl Lamers.

Shoqata e Traktit të Atlantikut të Veriut, është një organizatë ndërkombëtare joqeveritare e themeluar më 18 qershor 1954, për të mbështetur misionin e NATO-s përmes ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së opinionit publik ndërkombëtar ndaj vlerave te përbashkëta Euroatlantike që përkrah dhe mbron NATO-ja. Shoqatat e vendeve anëtarë të kësaj organizate ndërkombëtare të Atlantikut kanë në radhët e tyre personalitete të shquar të politikës, jetës akademike, shoqërisë civile dhe të tjerë, të më shumë se 42 vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›