Komisioni i Ligjeve, Tahiri: Miratimi i nismave, garantojnë zgjedhjet
Komisioni Parlamentar i Ligjeve vijoi paraditen e sotme diskutimet për dy projektligjet e Partisë Socialiste që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve dhe punën e komisioneve parlamentare. Relatori i Partisë Socialiste, Saimir Tahiri, u kërkoj anëtarëve të mazhorancës që të miratojnë dy nismat e socialistëve si një shenjë e vullnetit për zgjidhjen e situatës aktuale. Sipas tij, ky ligj i jep fund krizës dhe sjell më shumë transparencë në procesin zgjedhor. Ai tha gjithashtu se miratimi i këtyre dy projektligjeve do të garantojë zgjedhje sipas standardeve edhe në të ardhmen. Ndërsa, relatori i caktuar si përfaqësues i mazhorancës, deputeti demokrat, Viktor Gumi, gjatë fjalës së tij ka kërkuar shqyrtimin nen për nen të projektligjeve.